OBSH: Alkooli mund të rrisë rrezikun për coronavirus

16.04.2020 15:54:33

Ndërsa pandemia e coronavirusit ka mbyllur miliona njerëz në shtëpi, shitjet e alkoolit janë rritur në mënyrë drastike.

Sipas mediave të huaja, Organizata Botërore e Shëndetit, thotë se alkooli mund të rrisë rrezikun për coronavirus, duke dobësuar sistemin imunitar të trupit, dhe duke i vënë njerëzit në sjelljet e tjera të rrezikshme që mund të rrisin mundësinë e kontraktimit të virusit.

Megjithëse alkooli përdoret si dezinfektues në sipërfaqe, konsumimi i tepërt mund ta bëjë më të vështirë trajtimin e coronavirusit në trup.

Një studim i vitit 2015, zbuloi se “konsumimi i tepërt i alkoolit” është i lidhur me efekte të pafavorshme shëndetësore të lidhura me imunitetin, siç janë ndjeshmëria ndaj pneumonisë.

“Alkooli rrit rrezikun e rezultateve të pafavorshme shëndetësore”, tha zyra rajonale e OBSH-së për Evropë, në një raport të botuar të martën.

“Prandaj, njerëzit duhet të minimizojnë konsumin e tyre të alkoolit në çdo kohë, dhe veçanërisht gjatë pandemisë së COVID-19”, thuhet ndër tjerash në raport.