Operacion antidroge në Shkodër, kapen 27 kg hashash. 2 në pranga

11.04.2017 18:29:14

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion antidroge ditën e sotme i cili është finalizuar me sekuestrimin e 27 kg kanabis sativa.

Në pranga janë vënë dy persona dhe është shpallur në kërkim një i tretë.

Policia njofton se bëhet fjalë për arrestime në tre fshatra:

1. Me datë 11.04.2017 nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër pas një pune të mirëfilltë policore, në vijim të operacioneve të pandërprera në terren në kuadër të planit të veprimit të D.V.P Shkodër “Për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike”, gjatë ditës së sotme u goditën tre raste të Prodhimit dhe shitjes se narkotikëve dhe konkretisht

2.   Në fshatin Mazrrek Njësia Administrative Gur i Zi Shkodër, gjatë kontrollit të territorit u gjet dhe u sekuestrua një sasie prej 10 kg lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte fshehur 100 m larg ambjenteve të banesës së shtetasit P.Sh. Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale penale, në banesën e shtetasit P.Sh u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Lidhur me rastin u bë shpallja në kërkim e shtetasit P.SH vjeç 35, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Prodhimit dhe Shitjes së Lëndëve narkotike”, e parashikuara nga neni 283 Kodit Penal’ dhe “ Vjedhjes e energjise elektrike” parashikuar nga neni 137 Kodit Penal.

2. Po me datë 11.04.2017 në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit “Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike” gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult në një ndërtesë të braktisur është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 7 kg lende narkotike e dyshuar si Cannabos Sativa. Po vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e autoreve të kësaj vepre penale.

3. Po me këtë datë në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit “Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit te bimëve narkotike” gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur fshatin Shtoj i Vjetër Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, në një banese që administrohej nga shtetasi Tom Planaj dhe familjareve të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva. Lidhur me këtë rast u bë arrestimi i shtetasve: K. P, 16 vjeç banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër. Tom Planaj, 52 vjeç, banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.