Shkel urdhërin e Gjykatës, sulmon ish-bashkëshorten

14.08.2016 11:10:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person,  i cili duke shkelur urdhërin e gjykatës, ka sulmuar fizikisht ish gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka shkelur urdhëratë mbrojtës lëshuar nga Gjykata si dhe ka  sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.