Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi i kanë sulmuar me thikë dy persona tjerë. Kjo është konfirmuar Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që te njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj K/Shqiptar. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa te dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.