OVL e UÇK-së ngushëllon familjen Bala

31.01.2018 14:18:30

OVL e UÇK-së shpreh ngushëllime për vdekjen e Haradin Bala-s Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Bala, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit,  Haradin Bala. “Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babain e juaj. Ai nuk ishte vetëm i Juaji por edhe i popullit sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të OVL e UÇK-së. Ndryshe sot në orët e hershme të mëngjesit , ka ndërruar jetë, ish ushtari i UÇK-së. Bala ishte dënuar nga Gjykata e Hagës për krime gjatë luftës në Kosovë dhe varrimi të ndjerit bëhet sot në ora 14.00 në varrezat e Kleçkës.