Pakujdesia në trafik, në Prizren lëndohen katër persona

19.07.2016 10:30:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prizren janë shkaktuar dy aksidentet trafiku me ç‘rast janë lënduar 4 persona.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu”, rreth orës 19:30, ku i dyshuari mashkull me veturën e tij Renault Clio nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës e ka goditur këmbësoren. Sipas raportit policor ajo ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi”, rreth orës 17:00, ku i dyshuari mashkull duke lëvizur me veturën Opel Astra nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën VË Passat të cilën e drejtonte një mashkull. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjerë dy meshkuj dhe një femër dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor