Panik në Tiranë, makina hipën mbi trotuar

01.03.2017 21:08:51

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë ‘Zogut të Zi” në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Don Bosko”.

Një makinë tip “Mercedes Benz” humbi kontrollin dhe përfundoi në trotuar duke u përplasur me një tabele reklamash. Nuk raportohet për të lënduar.

Aksidenti shkaktoi zhurmë të madhe duke bërë që banorët e pallateve përreth të dalin të tmerruar në ballkone e dritare. Nuk dihet ende shkaku i saktë i aksidentit, por raportohet se faktor kryesor ka qenë mosrespektimi i semaforit.