Papa Françesku mban meshën e parë të 2017, mesazh për nënat

01.01.2017 11:28:52

Këtë të diel, Papa Françesku ka mbajtur meshën e parë për vitin 2017. “Atje ku është nëna është dhe butësia”, thotë Papa në meshën e parë për vitin e ri, dedikuar tërësisht Marias dhe paqes.

‘Me Marian, Zoti-fëmijë mësoi të dëgjojë engjëjt, ankthet, gëzimet dhe shpresat e popullit të premtuar. Me të zbuloi veten si bij i popullit të shenjtë të Zotit’, tha Papa.

Për Papën nënat janë antidoda më e fortë kundër tendencës individualiste dhe egoiste, kundër mbylljes dhe apatisë tonë. Një shoqëri pa nëna do të ishte një shoqëri e ftohtë, një shoqëri që ka humbur zemrën, dhe ka humbur ‘shijen e familjes’, vijoi më tej Papa.