Papa Françesku: Vrasja në emër të Zotit është satanike

14.09.2016 10:26:17

Papa Françesku ka denoncuar të mërkurën vrasjet në emër të Zotit, si satanike, gjatë një meshe të mbajtur në nderim të priftit francez Jacques Hamel, fytin e të cilit e patën prerë xhihadistët në korrik, shkruan AFP.

“Vrasja në emër të Zotit është satanike”, tha ai në fjalimin e tij, ku morën pjesë rreth 80 pelegrinë nga pjesa veriore e Francës,  Rouen, ku edhe ndodhi sulmi ndaj priftit Hamel.

“Ai ishte një martir”, tha Papa Françesu për Hamel, duke e përshkruar atë si një njëri të mirë e të butë, i cili ishte vrarë si një kriminel.

 

“Sa mirë do të ishte nëse të gjitha besimet fetare  të deklarojnë se vrasja në emër të Perëndisë ishte satanike”, tha Papa Françesku.