Trump prezanton vizionin paqësor të Islamit

16.05.2017 20:04:42

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë të dielën në Riad një fjalim mbi një vizion paqësor të Islamit, gjatë së cilës do të insistojë edhe mbi angazhimin e SHBA-ve në krah të partnerëve të saj myslimanë, njoftoi sot ekzekutivi amerikan

“Fjalimi synon të mbledhë botën myslimane kundër armiqve të përbashkët të civilizimit dhe të tregojë angazhimin e Amerikës në krahë të partnerëve myslimanë”, deklaroi gjenerali H.R. McMaster, i cili drejton Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.