Pasagjeri bën “lëmsh” të gjithë avionin/ Tenton të hyjë në kabinën e pilotit dhe…

05.06.2021 14:30:28

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një pasagjer në një fluturim të Delta Air Lines nga LA në Nashville se u përpoq të thyejë kabinën e pilotit ditën e djeshme, duke detyruar avionin të devijonte për në New Mexico.

Sipas mediave një pasagjer në fluturim postoi video të incidentit në Twitter dhe tha se fluturimi duhej të bënte një ulje emergjente sepse një pasagjer “u përpoq të rrëmbente aeroplanin”.

Videot tregojnë një stjuardesë Delta që duket se po ndalon pasagjerin në pjesën e pasme të avionit ndërsa zëdhënësi i Delta Anthony Black tha se Fluturimi 386 u ul në Albuquerque pa incidente dhe vlerësoi ekuipazhin e fluturimit dhe pasagjerët për “ndalimin e një pasagjeri të padisiplinuar” gjatë fluturimit. Agresori i arrestua menjëherë pas uljes së avionit.

Boeing 737-900 mbante 162 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Incidenti vjen ndërsa linjat ajrore shohin një rritje të numrit të pasagjerëve që nuk sillen mirë, duke detyruar një goditje nga Administrata Federale e Aviacionit.

Ky nuk është rasti i vetëm kur një pasagjer rebelohet pasi vetëm para pak ditësh një tjetër pasagjere sulmoi një stjuardesë të cilën e dëmtoi në fytyrë. Kjo gjë ka bërë që SHBA dhe dhe shtetet jugperëndimore të mos shesin më pije alkolike gjatë udhëtimit të paktën deri në datën 13 shtator.