Për vetëm 24 orë, Policia shqiptoi 808 tiketa trafiku

01.10.2016 17:22:38

Sipas raportit të Policisë për 24-orëshin e fundit, për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, janë shqiptuar rreth 808 tiketa trafiku.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar ndonjë aksident me fatalitet, përveç 19 prej tyre që kanë përfunduar me lëndime të lehta trupore.

Ndryshe, me ligjin e ri që tashme ka hyrë në fuqi parashihen masa të rrepta dhe gjoba të mëdha ndaj atyre që përdorin shpejtësi jashtë normave ligjore të lejuar.