Përfundon takimi i Hanh-it me liderët politikë, opozita nuk ndryshon qëndrim për demarkacionin

11.11.2016 22:20:17
Ka përfunduar takimi i komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hanh me lidershipin kosovar.

Pas takimi, liderët e dy partive më të mëdha në vend, Kadri Veseli i PDK-së dhe Isa Mustafa i LDK-së nuk janë prononcuar për media, raporton lajmi.net.

Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë biseduar gjerë e gjatë për të gjitha zhvillimet në vend, duke përfshirë çështjen e demarkacionit, liberalizimin e vizave, etj.

Në anën tjetër, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se ka folur në takim me Hahn edhe për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, por tha se nuk ka marrë ndonjë qëndrim nga ai për këtë rast përveç shprehjes së ngushëllimeve.

Ai tha se Vetëvendosje i ka bërë të ditura sërish qëndrimet se janë kundër demarkacionit në formën aktuale me Malin e Zi.