Në shtatzëni shpesh mund të shfaqen djegësira, fryrja dhe ngërçet në këmbë, si edhe disa probleme të cilat ua vështirësojnë aktivitetet e përditshme shtatzënave.
Djegësira në shtatzëni
Djegësira në shtatzëni më së shpeshti shfaqet në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e dytë të shtatzënisë ndodh lirimi i muskulit unazor i cili ndan ezofagun dhe lukthin më së shpeshti për shkak të ndryshimeve hormonale (estrogjeni dhe progesteroni) dhe të rritjes së mitrës e cila krijon presion në lukth dhe në përmbajtjen e saj (në thartirën e lukthit).
Pikërisht për këtë shkak thartira e lukthit shpesh kthehet në ezofag dhe shkakton dhembje dhe djegie me rastin e kontaktit me mukozën e ezofagut.
Edhe pse djegësira në shtatzëni kryesisht është dukuri e parrezikshme, është shumë e shpeshtë dhe e pakëndshme, prandaj shumica e femrave e ndien për herë të parë vetëm në shtatzëni, por shpesh zgjat deri në fund të lindjes.
Duke pasur parasysh që nga djegësira në shtatzëni vuajnë rreth 30–50 për qind e femrave, atëherë mundeni edhe vetë të imagjinoni sa metoda të ndryshme të shërimit ekzistojnë.
Djegësira në shtatzëni – ilaçi natyral
Përvojat e shtatzënave dhe e nënave të cilat kanë pasur djegësirë gjatë shtatzënisë vërtet janë të ndryshme.
Rekomandohen bademet, çaji i xhenxhefilit, maraqi, tabletat, soda e bikarbonatit etj.
Janë të dobishme edhe disa këshilla të thjeshta për eliminimin natyral të djegësirës në shtatzëni, siç janë:
– porcione më të vogla ushqimi më shpesh gjatë ditës,
– përtypja e ngadalshme e ushqimit,
– shmangja e pozitës së shtrirë pas ngrënies,
– shmangja e ushqimit të yndyrshëm dhe të thartë,
– shmangia e çokollatës, e kafes dhe e alkoolit,
– fjetja në jastëk të lartë.
Disa shtatzëna dhe nëna kanë treguar se si vetëm soda e bikarbonatit u ka ndihmuar në rastin e djegësirës në shtatzëninë e hershme, si edhe thartira në shtatzëninë e hershme, ndërkaq efekti i saj është i rëndësishëm edhe në fazat e vonshme të shtatzënisë.