Pesë të plagosur nga një shkëmbim zjarri ndërmjet policisë dhe një burri në Moskë

27.12.2016 09:33:28

Pesë persona, në mesin e të cilëve edhe tre policë janë plagosur gjatë këmbimit të zjarrit.

Sipas autoriteteve ruse, një burrë ka plagosur me armë zjarri tre pjesëtarë të policisë në pjesën perëndimore të Moskës. Si pasojë janë plagosur edhe dy civilë.

Katër nga të plagosurit janë pranuar në spital, ndërsa të pestit i është dhënë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes, shton policia.

Sulmuesi është fshehur në një ndërtesë banimi, e cila për momentin po kontrollohet.