Peshkatari në barkë goditet për vdekje nga vetëtima

02.08.2016 23:14:32

Pamjet shokuese e tregojnë momentin, kur vetëtima qëllon për vdekje peshkatarin që ndodhej në një bregdet në Kinë.

Burri i njohur vetëm me mbiemrin Han, ka qenë duke peshkuar në një mot të vranët kur ka ndodhur rasti tragjik, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë e kanë xhiruar rrufenë gjigante, që e ka qëlluar peshkatarin teksa po rrinte në këmbë.

Siç mund të shihni në video, ai bie menjëherë në barkë pasi të jetë goditur për vdekje.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë autoambulanca, por aty gjithçka kishte përfunduar.