PK – Drejtoria  e Policisë Rajonale – Prizren      

19.12.2017 13:12:18

  Gjatë kryerjes se detyrës zyrtare, Policia e Suharekës e ka sekuestruar një pistoletë të llojit “VZOR 70” e prodhimit çekosllovak me nëntë fishekë të kalibrit 7.65mm në ambientet e një kompanie sigurimesh në rrugën “Ajdin Berisha” në Suharekë.

Arma dhe municioni do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale ndërsa rasti do të procedohet sipas procedurës së rregullt.