Plagos prindërit dhe në fund vret veten

06.05.2018 10:42:04
I riu që tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretët i banesës pas një përleshje me thika me prindërit, ka ndërruar jetë.

Policia e Tiranës njoftoi se i riu 25 vjeç me iniciale B.S, i cili ishte dërguar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spital, nuk ka mundur dot tu shpëtojë plagëve nga lartësia e madhe ku u hodh. Ngjarja ndodhi dje ku rreth orës 22:05 i riu u dërgua në QSUT në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”, raporton “Shekulli”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasja A. S., rreth 53 vjeç. Nga hetimet e kryera rezultoi se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babanë dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës nga ku dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.