Pogradec, aksidentohet për vdekje 18-vjeçari

18.05.2018 13:57:16

Një aksident me pasojë vdekjen e një 18 vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur për vdekje një 18 vjeçar banues në Çërravë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjeti tip “Benz”, që përplasi për vdekje të riun Armando Hajrulla. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.