Policia: Aksident tragjik në Pejë, një grua e vdekur dhe dy të plagosura

21.07.2018 20:20:58

Një grua ka vdekur pas një aksidentit në rrugën Pejë-Radavc dhe dy të tjera janë në gjendje të rëndë.

Lajmin  e ka konfirmuar zyrtari i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se në një aksident janë përfshirë tri vetura ku një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Po një aksident ka ndodh rreth orës 18:00 ku një grua ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë të cilat janë dërguar për ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Rugova.

foto arkivi