President, fara e keqe që na e la shkau, nuk po heq dorë nga përmbysja e shtetit!

02.12.2016 15:51:52

Nga Rexhep Kastrati

President! Fara e keqe që na la shkau është çuar peshë dhe do t’ia zë frymën shtetit. Ashtu sikur kur u çua peshë kundër teje, edhe tash, fara e keqe që na la shkau, bën punën e shkaut në emër të patriotizmit. Në emër të patriotizmit përgjakin rrugët e Kosovës. Në emër të patriotizmit duan të mbulojnë krimet e tyre. Në emër të patriotizmit duan të mbulojnë lidhjet e tyre me trafiqe droge, qeniesh njerëzore. Në emër të patriotizmit duan të mbulojnë lidhjet e tyre me agjentura kundërshqiptare. Në emër të patriotizmit duan të mbulojnë burimet e vërteta të pasurisë së tyre. Në emër të patriotizmit duan të fillojnë gjakderdhje ndërmjet shqiptarëve. Në emër të patriotizmit duan ta djegin shtetin.
President! Fara e keqe që na e la shkau, shtetin e Kosovës, Republikën e Kosovës e konsideron shtet që duhet të rrëzohet, ani që shqiptarët kanë sakrifikuar shumë për këtë shtet. Edhe 16 vjet pas luftës, institucionet e Republikës së Kosovës, fara e keqe që na e la shkau po itrajton si të ishin institcione të Republikës së Serbisë. Edhe 16 vjet pas luftës, policia e Republikës së Kosovës po trajtohet nga fara e keqe që na e la shkau, si polici e Milosheviqit, ani që është ajo që po përgjaket rrugëve të Prishtinës.
President! Fara e keqe që na e la shkau, po mundohet të manipulojë qytetarët për ta vrarë shtetin. Po mundohet të nxisë urrejtje te qytetarët ndaj shtetit të tyre, se ashtu do Serbia, sepse duke e urrejtur shtetin, mund të vritet më lehtë. Fara e keqe që na e la shkau po shkel mbi sakrificën e shqiptarëve për interesa të Serbisë, sepse veç interesi i Serbisë dhe i armiqve të shqiptarëve është që shqiptarët të vrasin njëri-tjetrin dhr të vrasin shtetin e Kosovës. Fara e keqe që na e la shkau po synon të na prishë me të gjithë aleatët tanë që të mos kemi mbështetje, të jemi të vetmuar përballë hegjemonizmit serb dhe sllavo-ortodoks. Fara e keqe që na e la shkau, po mundohet të fusë përçarje ndërmjet vëllezërve të një gjaku vetëm pse njëri shkon në xhami e tjetri në kishë.
President! Shqiptarëve po u dhemb shpirti kur po shohin se si kjo farë e keqe që na e la shkau po ushtron dhunë kundër shtetit. Shqiptarëve po u loton zemra kur po shohin se si shteti po përgjaket. Shqiptarëve po u pëlcet shpirti kur po shohin se si po bllokohet shteti, dhe nuk po lihet të forcohet dhe të bëhet një zojë e rëndë.
President! Edhe ty të lëngon shpirti në amshim nga këto që po ia bën popullit dhe shtetit fara e keqe që na e la shkau. Prandaj, na fal President, që po e trazojmë edhe shpirtin tënd në amshim. Lutu për ne! Lutu për shqiptarët! Lutu për Dardaninë! Lutu për Ilirinë!