Presidenti filipinas kërkon largimin e forcave speciale amerikane nga vendi

12.09.2016 19:40:54

Qindra trupa amerikane që po trajnojnë ushtarët filipinas për luftën kundër terrorizmit në jug të vendit duhet të largohen, deklaroi sot presidenti filipinas, Rodrigo Duterte.

”Prania e trupave amerikane në Mindanao vetëm sa e rëndon situatën në rajonin e përfshirë nga konflikti”, deklaroi Duterte.

“Këto forca speciale duhet të ikin. Nuk dua asnjë përplasje me Amerikën, por ato duhet të ikin. Situata vetëm sa do të përkeqësohej”, tha presidenti në një fjalim në Manila.

Më shumë se 1 000 trupa amerikane janë dislokuar në Mindanao për të trajnuar ushtarët filipinas kundër terrorizmit, transmeton atsh.

Ernesto Abella, zëdhënës i presidentit Duterte theksoi se deklaratat e shefit të shtetit ”reflektonin drejtimin e ri ndaj… një politike të jashtme të pavarur”.