Presidenti Macron infektohet me koronavirus

17.12.2020 13:07:06

Presidenti francez Emmanuel Macron është infektuar me koronavirus.

BBC shkruan se ai ka kryer testin, ku ka rezultuar pozitiv. Macron është izoluar menjëherë dhe po ndjek protokollin shëndetësor.

Franca është një ndër shtetet më të prekura nga pandemia në Evropë.

Deri më tani, janë regjistruar mbi 2.4 milionë të infektuar dhe rreth 60 mijë viktima.