Presidenti Rugova do të skalitet në ndërgjegjen e popullit shqiptarë dhe Perëndimit si lideri historik i pavarësisë të Kosovës

02.12.2016 08:44:24

“Duhet t’i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet” Dr. Ibrahim Rugova

Në kujtim të 72-vjetorit të lindjës së kryetarit të parë të LDK-së dhe Presidentit historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006)

Presidenti Dr.Ibrahim Rugova ishte lider historik i pavarësisë së Kosovës, sepse kauzës së tij iu bashkangjit gjithë populli i Kosovës. Ai sendërtoi në Perëndim imazhin e civilizuar të popullit të Kosovës, të cilin pushtuesi e kishte nxirë dhe rrespektoi deri në frymën e fundit orientimin Amerikan, sepse e diti mirë se asnjë lëvizje çlirimtare e popullit të Kosovës nuk do të triumfonte pa mbështetjen e SHBA, Europës dhe NATO-s. Dhe kishte shumë të drejtë presidenti Dr. Ibrahim Rugova, prandaj është lider historik duke rikujtuar thënjën e tij prej Urtaku se; “Duhet t’i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet”. Presidenti Rugova do të skalitet në ndërgjegjen e popullit shqiptarë dhe Perëndimit si lideri historik i pavarësisë të Kosovës. Z. President të përkujtojmë sepse edhe në çastet kur substancës kombëtare i kanosej rreziku për çfarosje kolektive, dijte t’i bëjsh mbrojtje kolektive përballë një agresori barbar, mizor të fuqishëm e ekspanziv. Të përkujtojmë sepse e trasove rrugën e pavarësisë me maturi e urtësi, trokite në portat e Perandorive më të fuqishme të të gjitha kohërave, more bekimin e premtimin e Perandorve së kërkesa Juaj do të realizohet. Të përkujtojmë sepse disave edhe u mungon bekimi YT. Ka syresh që pas afro dy dekada e kuptuan BEKIMIN! E kanë kuptuar dhe kërkojnë bekimin Tënd. Ka ca faqezinj që kurr nuk e kuptuan dhe nuk do ta kuptojnë as sot as nesër. Ti do jeshë përgjithmonë Yll që shëndrit tokën e Arbërit dhe lirinë e njerëzimit, do jesh burim i rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerëzor. President, Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.

Lavdi dhe rrespekt të përjetshëm për Presidentin-themeltarin e shtetit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova!

Haki Latifi