Pronari e torturon qenin, ashtu të lënduar rëndë, duke e zvarritur e hedh “në rrugë” (Video)

29.12.2016 14:25:18

Hope, një qen një vjeçar i llojit Rottweiler, u gjet i plagosur rëndë nga stafi i spitalit të kafshëve Taylor në Montgomery në Alabama.

E qeni thuhet se gati sa ngordhi. Ai kishte më shumë se njëqind plagë, lëkura e tij ishte shkatërruar aq keq sa që i dukeshin edhe kockat e tij.

Veterinarët besojnë se lëndimet e tij ishin shkaktuar nga torturat e shumta ndaj tij, ndoshta nga një përleshje me qen të tjerë.

Sipas tyre, plagët e tij nuk ishin trajtuar për disa ditë, nga të cilat lëndime edhe kockat e tij u infektuan.

Në videon e publikuar thuhet se shihet pronari i tij, duke e hedhur atë.

Hope kaloi pesë javë në spitalin e kafshëve, por tani e ka marrë veten mjaftueshëm për ta dërguar në një shtëpi kujdestare.