Shqipëri: Protesta, BE dënon dhunën: Tregoni lidership dhe përgjegjësi

19.12.2017 12:29:51

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar me forcë dhunën gjatë protestës së opozitës një ditë më parë. Në reagimin e saj, BE shkruan se proceset demokratike, qofshin ato seanca plenare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqaësore.

BE iu kërkon politikanëve, dhe sidomos drejtuesve të forcave politike, të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë dhe vendimtare për asipratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE.

“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në reagimin e BE.