Pyes të vdekurit e tu Kosovë

05.03.2019 13:31:37

Nga Fatmir Terziu

Po rrjeshtohen 20 vjet. Jam me të parët në rrjeshtin e tyre
duke ecur gjatë në Downing Street. Statujat shikojnë erërat
poshtë gjunjëve të kuajve. Ka një dihamë
mbi patkonjtë e ngulur në asfaltin e lagur
ku çdo kalimtar shkel ikjen e tij të planifikuar
përballë kohës duke folur me zë të lartë për veten e tij.

Mbaj mend britanikët që punuan vonë për fatin e Kosovës,
pothuajse dritëhijet ende lëvizin në qoshet e zbehta
mizoria e ngjarjeve,
që ata kërkuan të zgjidhnin, tokën e preku
u bë një rrjetë merimange që fashonte plagët e shekujve,
më e ndjeshmja së paku.

Fjalët mekeshin në barkun e fryrë të kulturave të nëpërkëmbura,
duke matur gjurmët,
duke dëgjuar për hapësira të mbushura me njerëz,
duke regjistruar thashethemet e pemëve.
Ata më kujtuan kuajt me kalorës të huazuar për filma,
ndjenjën për nënshkrimin e ushtrive që kalojnë
në barin e thyer nën gishta.
Ata po rrëmonin në tokën e përlotur për gjakun,
mënyrën se si njeriu
edhe i vdekur rrëfen për krimet në një varrezë të madhe masive,
duke bërë thirrje për një kohë të gjatë të tretur
për të pëshpëritur nëse është e mundur të durojnë lotët e syve.

Mbi shënimet e mëdha shenja dhe kode lufte,
bota mbush libra, gazeta, ditare, emisione televizive
me zbulime për krime lufte,
gjumëra dhe ëndërra mbi skelete
e civilizimi ka filluar të harrojë atë që duhej të dëshmojë
edhe një herë për të vetmin tmerr të vdekjes.
Ndërsa Kosova hap plagët e kohëve të 20 viteve
unë përfytyroj fluturimet e zhurmshme të NATO-s
me shkumë të bardhë në qiellin e miteve
shkulma skeletesh të shoqërisë që kërkonte kuaj për filma lufte,
bota përkulej me dhimbjen,
që Toka pabesisht e preku,
duke menduar për atë që shënohet në mbushjen e një hendeku