Rekomandimi, Mogherini: BE si Formula 1; semafori është jeshil, tani fillon gara

18.04.2018 12:12:58

Shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrit Edi Rama, e cilësoi një moment historik për Shqipërinë marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, duke e vlerësuar këtë arritje rezultat i një pune të përbashkët kolektive, të të gjitha institucioneve dhe vetë popullit shqiptar.

“Ky ishte rezultat i një pune kolektive. Sa shumë ndryshim keni bërë të gjithë së bashku në këto vite. Ky ishte një rezultat i përbashkët, ishte rezultat i të gjitha institucioneve të vendit

Një vit më parë vumë si kusht fillimin e reformës në drejtësi dhe vettingut, kusht që ju e plotësuat dhe ne dhamë rekomandimin. Rekomandimi i KE e thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe është e gatshme për të çelur negociata. Mbajtja dhe zhvillimi i reformave është moment testimi. Për ne është e qartë 100 për qind duke parë numrin të rinjve që komentojnë në Twitterin tim. Jeni vendi me popullsinë më të re në rajon dhe me besimin më të lartë në BE. Është edhe në interes të BE që ta marrë Shqipërinë në BE kur ajo të jetë gati dhe shpresoj që të ndodhë shpejt. Puna që është bërë së bashku në këtë vend, mbaj mend edhe ndasitë, përpjekjet, siguroj se ky është momenti për të njohur rezultatin e përbashkët, edhe vetë shqiptarët kanë meritë në këtë arritje”, tha Mogherini.