Rrufeja më e gjatë në botë goditi SHBA-në

16.09.2016 23:58:14

Është një nga fenomenet më spektakolare të botës natyrale, goditja e Tokës me rrufe të energjisë elektrike më shumë se tre milionë herë në ditë.

Por meteorologët kanë zbuluar detajet e rrufeve më të gjata që janë kapur ndonjëherë.

Ata thonë se një rrufe që goditi Oklahoma-n më 2007 ishte goditja më e gjatë që është raportuar ndonjëherë në botë, me një distancë horizontale prej 321km.

Edhe në jug të Francës, shkencëtarët regjistruan një rrufe ndriçimi i së cilës zgjati vazhdimisht për 7.74 sekonda më 2012, kohëzgjatja më e madhe që është raportuar ndonjëherë.

Ekspertët në Organizatën Botërore Meteorologjike tani i kanë shtuar këto dy ngjarje në librin e tyre të rekordeve të motit ekstrem.