Rusia: Shtohet mundësia e një konflikti në Arktik!

31.08.2018 16:29:21

Në rajonin e Arktikut, i cili në vitet e fundit është bërë një zonë me interes territorial, energjetik dhe ushtarako-strategjik për vende të ndryshme, mund të shtohet mundësia e një konflikti potencial.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke nënvizuar se si “mbrojtja e interesave kombëtare të Rusisë në Arktik dhe zhvillim aktiv i tij, mbeten një prioritet i Forcave të Armatosura”.