Sekuestrohen 5.5 kg heroinë e pastër në veturën e një shqiptari në Greqi

20.01.2017 19:06:10

5.5 kilogramë heroinë e pastër është sekuestruar nga Policia e Greqisë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në disqet e automjetit të markës Volkswagen Passat me targa shqiptare, i cili drejtohej nga një 32 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Dy persona të nacionalitetit shqiptarë janë shpallur në kërkim në Greqi në lidhje me këtë ngjarje, kurse dyshohet se organizata e trafikut të drogës e ka përdorur disa herë mënyrën  e njejtë për të shpërndarë lëndët narkotike në Greqi.