Sherr masiv pas dehjes në lokal, parandalohet vrasja në Dibër

22.01.2017 10:08:58

Policia e Dibrës ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti fizik mes dy të rinjëve, ku më pas u përfshinë edhe familjarët e tyre.

Ngjarja ka ndodhur për motive banale sipas bluve, në një lokal në qendër të njësisë administrative  Sllovë, Dibër.

Plagoset me thikë jashtë rrezikut për jetën vëllai i njërit prej protagonistëve të konfliktit.  Plagosja, nga i ati i protagonistit tjetër të konfilktit.

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Ngjarja:

Më datën 21.01.2017, në një lokal në qendër të njësisë Adminisrative Sllovë Dibër, shtetasit V.B dhe E.Ç, pasi kanë konsumuar alkool me njëri-tjetrin, kanë nisur të konfliktohen fizikisht mes tyre.

Pasi janë larguar nga lokali dhe janë nisur për në drejtim të fshatit Trojak janë konfliktuar përsëri fizikisht me njëri- tjetrin  dhe të dy kanë njoftuar familjarët e tyre.

Në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit e shtetasit V.B, si dhe babai e vëllai i shtetasit E.Ç.

Gjatë konfliktit fizik shtetasi M. Çera 59 vjeç, babai i shtetasit E.Ç, ka plagosur me thikë  shtetasin B.B, 26 vjeç, vëllain e shtetasit V.B.

Gjithashtu si pasojë e konfliktit fizik, është dëmtuar me sende të forta njëri nga protagonistët e konfliktit shtetasi E.Ç, 29 vjeç, i cili është dëmtuar nga shtetasi  H.B, 24 vjeç, vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit, shtetasit V.B, 27 vjeç.

Policia me të marrë njoftim ka ndërhyrë në kohë  duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, ku dhe ka bërë shoqërimin e palëve në ambjentet e Komisariatit të Policisë Dibër.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal i shtetasit:

-M. Çera, 59 vjeç, lindur  dhe banues në fshatin  Trojak-Sllovë-Dibër

Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për veprën penale  ”Dëmtime të tjera me dashje”,  parashikuar nga neni 90 i Kodit  Penal për shtetasin:

-H. B, 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë  po punohet per zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.