Siri, sulme në Damask, 40 të vdekur

12.03.2017 17:28:25

Një sulm i dyfishtë me bombë ka ndodhur në qendër të Damaskut, duke lënë të vdekur të paktën 40 persona dhe të plagosur 120.

Ngjarja ndodhi pranë varrezave Bab al Saghir, ku ndodhen mauzoleumet e shiitëve, që dyshohet se po vinin me autobus.

Sunitët shpesh kanë në qendër të sulmeve të tyre shiitët, por pavarësisht kësaj, sulmet në kryeqytet janë të rralla.

Një armëpushim mbarëkombëtar i ndërmjetësuar nga Rusia, Turqia dhe Irani hyri në fuqi më 30 dhjetor, por sulmet sporadike vazhdojnë.

Dy raunde të tjera bisedimesh mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës pritet të mbahen javën e ardhshme.