Ekipet e shpëtimit kanë hequr tre trupa nga hoteli që u ngulfatë nga një ortek në Italinë qendrore, teksa kërkimi për 35 njerëz të tjerë vazhdon.
Dëbora e madhe dhe përçarjet e shkaktuara nga tërmetet e shumta i kanë penguar përpjekjet e shpëtimit në rrënojat e hotelit Rigopiano, në rajonin e Abruzzo.
Ekipet e shpëtimit thonë se nuk kanë dëgjuar asgjë në rrënoja, ndërsa qentë nuhatës thuhet se nuk janë në gjendje për të gjetur viktimat.
Dy njerëz të cilët ishin jashtë hotelit në kohën e ortekut kanë mbijetuar.
Katër tërmete me magnitudë pesë tronditi Italinë qendrore të mërkurën, me dridhje të vazhdueshme gjatë natës.








































