Skandal, Qendra e Transfuzionit të Gjakut ua cakton gabimisht grupin e gjakut dhuruesve

29.07.2016 18:52:41

Labinot Mustafa (27 vjeç) nga Gjilani kishte dhënë gjak në qytetin e tij gjatë një aktiviteti që kishte zhvilluar Qendra e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Mustafa këtë e kishte bërë diku para 5 viteve, dhe gjatë analizave të gjakut ishte konstatuar se grupin e gjakut 27 vjeçari e ka 0 pozitiv.

Mirëpo Mustafa ka treguar për Indeksonline se para një jave e ka kuptuar se ka tjetër grup të gjakut.

Këtë e kishte marr vesh pasi ishte telefonuar nga familjarët që i kishin kërkuar të dhuronte gjak për axhën e tij.

Mustafa iu kishte përgjigjur thirrjes, por aty kishte vërtetuar se është bërë një gabim trashanik.

“Para disa ditësh ishte i sëmure nga zemra axha im dhe më telefonuan familjarët dhe më pyetën për grupin e gjakut. Unë iu tregova që kam zero pozitiv dhe mund të jem dhurues. Dhe shkova t’i bëj analizat dhe të hyj në listën e dhuruesve të gjakut. Pasi dhurova gjak, shpejt më telefonuan familjarët e axhës dhe më pyetën se a jam i sigurt për grupin e gjakut. Iu thash po shumë i sigurt. Më than që në analiza të ka dal grup tjetër i gjakut, A pozitiv. Dhe kështu vendosa që të shkoj edhe njëherë që të sigurohem për grupin e gjakut . Hyra brenda  i tregova rastin doktorit  të ditës dhe ai filloi të qeshte”, rrëfen ngjarjen Mustafa për Indeksonline.

Ai ka treguar se mjekët nuk e kishin marr seriozisht kur ua kishte treguar ngjarjen. Mustafa thotë se është i shqetësuar sepse dikush ka mundur të pësoj nga gjaku i dhënë gabim.13672579-10209922513489497-1378913543-n_1469810365-5691493         “Më tha që nuk është e mundur të ndodh një  gjë e tillë. Pastaj e kuptoi që e kam shumë seriozisht. Mjeku mi kërkoi kartelat e gjakut që kam qenë dhurues dy herë, dhe e vërtetoi që gabimi ishte trashanik. Mjeku filloi të provonte ta arsyetonte gabimin e kolegëve të tij, por unë nuk isha në gjendje ta kuptojë këtë gabim fatal. I thash se unë kam dhuruar dy herë gjak dhe kjo ka mundur të jetë fatale për ata që kanë qenë pranues”, rrëfen Mustafa për Indeksonline ngjarjen.“Jam i shokuar, sepse unë nuk kam më besim në këtë sistem shëndetësor kur mund të bëjnë gabime fatale që mund të iu kushtojë me jetë njerëzve”.

Ati i ishte kërkuar kartela e vjetër e gjakut që ta dorëzonte, por ai e kishte ruajtur si dëshmi.

“Ma kërkoi mjeku kartelën e vjetër, mirëpo unë nuk ja dhashë për arsye se ende nuk ndihesha i sigurt për këtë rast, e kisha një foto te kartelës  dhe ja tregova. Përsëri insistuan që a isha unë i sigurt për ketë gjë. Iu përgjigja që jam shumë i sigurt, mirëpo i pyetja ata a janë të vetëdijshëm për gabimin që kanë bërë. Një mjek më tha që ka mundur të ndodhë një gabim teknik. Më pas më tha që po të kishin gabuar do të ishin duke i rënë pianos”, ka treguar Mustafa për Indeksonline rastin e çuditshëm.

Ai ka thënë se po e denoncon në media, duke shpresuar që do të ndërmerret diçka nga organet e shtetit