Sulm me thika, plagosen dy adoleshentë në Vlorë

27.12.2016 13:02:01

Dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, pasi janë sulmuar me thika nga persona ende të paidentifikuar. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Pavarësia”.

Dy adoleshentët me inicialet G. F., dhe V. Ç., 15 dhe 16 vjeç, banues në Vlorë janë sulmuar nga persona të paidentifikuar. Pas ngjarjes dy të miturit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekeve.

Burime nga policia thanë se po punojnë për të sqaruar ngjarjen si dhe të identifikojnë e kapin autorët.