Sulm terrorist në Turqi, vriten dy policë dhe plagosën pesë të tjerë

19.07.2016 10:53:10

Dy policë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi terrorist që ka ndodhur të martën ndaj një patrulle policore qarkun Maçka në krahinën turke të Trabzonit.

Lajmin e ka bërë të ditur prefekti i qytetit Trabzon, Yucel Yavuz.

Në deklaratën me shkrim, Yavuz njoftoi se më 19 korrik 2016 në qarkun Maçka është kryer sulm terrorist ndaj patrullës policore e cila po kryente kontroll rrugor, raporton Anadolu Agency.

Yavuz potencoi se ka filluar një operacion për t’i kapur autorët e këtij sulmi.