Sulm vetëvrasës në Irak, të paktën 23 të vdekur

09.03.2017 09:49:36

Është konfirmuar se nga sulmi kanë humbur jetën së paku 23 persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në një sallon dasmash në krahinën Salah ad-Din në Irak kanë humbur jetën së paku 23 persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas informacioneve të forcave të sigurisë së Irakut, sulmi vetëvrasës është kryer në sallon dasmash në vendin Jeziret’ul Hajjaj në perëndim të qytetit Baiji që bën pjesë në krahinën Salah ad-Din.