Sulmohen me sëpatë dy zyrtarë në Gjilan

08.02.2017 14:56:59

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar një sëpatë e cila është përdorur në këtë rast, derisa me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Gjilan, derisa nuk ka saktësuar se për cilët zyrtarë bëhet fjalë.