Tërheqja e kërkesës së Kosovës për anëtarësim INTERPOL, Vuçiq e quan një...

Tërheqja e kërkesës së Kosovës për anëtarësim INTERPOL, Vuçiq e quan një fitore të vogël të Serbisë

15.10.2019 19:31:32

Tërheqjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe shtyrjen e kësaj kërkese për vitin e ardhshëm, Beogradi zyrtar po e konsideron si një fitore të diplomacisë së Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se tërheqja e sotme nga kërkesa e Kosovës për pranim në INTERPOL është “një fitore e vogël, taktike” për Serbinë.

Siç raportojnë mediat serbe,Vuçiqi ka thënë se Kosova ka hequr dorë nga kërkesa sepse e ka prë se rezultati do të ishte edhe më i keq sesa në votimi në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it vitin e kaluar.