Tjetër automjet hidhet në liqenin e Shkopetit

14.08.2016 14:59:24

Një tjetër makinë është hedhur në liqenin e Shkopetit në aksin rrugorë Milot-Burrel. Policia dyshon se hedhja e automjetit ka qenë e qëllimshme, pasi ai mund të jetë përdorur në ndonjë krim.

Automjeti dyshohet se është hedhur mbrëmjen e djeshme. Mësohet se policia është informuar për ngjarjen nga persona të rastësishëm dhe kanë shkuar menjëherë tek liqeni.

Me sa duket liqeni Shkopetit është thyer sërish në një varrezë makinash. Nisur edhe nga historia e 3 makinave të nxjerra pak kohë më parë.

Sakaq vijojnë hetimet dhe puna për të nxjerrë mjetin nga uji.