Tre të lënduar në aksidentin në hyrje të autostradës

02.08.2016 16:54:58

Tre personat e lënduar në aksidentin që ka ndodhur në hyrje të Autostradës janë dërguar në QKUK, njofton Policia.

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në hyrje të Autostradës “Ibrahim Rugova”, mes fshatrave Arllat dhe Gjurgjicë.

Një qytetar ka dërguar fotot e këtij aksidenti në kallxo.com. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident janë të përfshira automjete.

“Janë tre të lënduar, njëri prej tyre më rëndë se të tjerët. Ekipet në terren janë duke pritur largimin e veturave të aksidentuara nga Autostrada dhe të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK”, tha për zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ditëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet dhe për këtë arsye Policia në vazhdimësi po kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që t’u përmbahen rregullave të komunikacionit.