Trump ia kthen Obamës: Hillary ka dëshmuar se është e papërshtatshme

02.08.2016 22:21:52

Kandidati presidencial nga Partia Republikan për në Shtëpinë e Bardhë, është përgjigjur ndaj kritikave të kryetarit Barack Obama.

Presidenti aktual amerikan tha se Trump  nuk është i përshtatshëm për kryerjen e funksionit të presidentit.

Por ndaj kësaj deklarate reagoi Trump.

Ai tha se  politika që ka zhvilluar rivalja e tij nga Partia Demokratike, ka dëmtuar interesat kombëtare dhe punëtorët amerikanë.

“Hillary Clinton ka dëshmuar se është e papërshtatshme për detyrën në cilindo funksion qeveritar”, ka thënë Trump, në kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Obamës.

Ditëve të fundit Trump është vënë nën presion të fortë nga figura të ndryshme të larta madje edhe të vetë Republikanëve të cilët deklarojnë se ai është I papërshtatshëm për president.