Trumpi kërkon 639 miliardë dollarë për Ushtrinë

16.03.2017 19:56:33
Presidenti amerikan, Donald Trump, propozoi të enjten që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin fiskal 2018 të jetë 639 miliardë dollarë.
 

Sipas vlerësimeve të agjencisë “Bloomberg”, kjo premton përshpejtimin e luftës kundër ISIS-it dhe forcimin e Ushtrisë amerikane “të lodhur nga operacionet 15-vjeçare luftarake”.

Buxheti i presidentit premton rinovimin e forcave të armatosura të SHBA-ve, bëhet e ditur në rezymenë e projekt-buxhetit.