U mundua t’iu tregojë shokëve se nuk ua ka frikën, por e pësoi keq (Video, +18)

08.02.2017 18:45:17

Gjatë pushimit të gjatë në një shkollë në Shtetet e Bashkuara, një djalosh po qëndronte pranë një grupi të shokëve të shkollës dhe po mundohej t’iu tregonte se nuk ua ka frikën.

Videoja që është publikuar në internet, shfaq momentin kur një grup të rinjsh prapa kamerës urdhërojnë djalin e pambrojtur që të zhvishet, gjë që ai kishte refuzuar, transmeton Telegrafi.

Në ato momente i vërsulen disa bashkëmoshatarë të cilët e përplasin për toke, dhe fillojnë ta godasin pamëshirshëm.

Por edhe pse i rrahur dhe lënduar, djaloshi qëndron krenar dhe në fund të videos i drejtohet djemve duke u thënë se si meriton respektin e tyre për faktin se është ballafaquar me ata.

Videoja e postuar më poshtë, tregon mënyrën e çuditshme se si në një shkollë në SHBA fitohet respekti i miqve.