U nda nga jeta veprimtari Xhevdet Xhafer Maliqi (1963 – 2017)

Xhevdet Xhafer Maliqi, babai, veprimtari dhe aktivisti i palodhshëm shqiptar që iku nga kjo botë, para kohe! Pas një sëmundje të shkurt në moshën 54 vjeçare në Spitalin e Zürichut, ndërroi jetë babai, veprimtari dhe aktivisti I njohur në Kosovë e në diasporë, Xhevdet Xhafer Maliqi. Baci Xhevdet shkoi nga kjo botë, para kohe, shumë I ri, si baba që kishte vënë themele të shëndosha të krijimit të familjes.
Lindi në vitin 1963 në Busavatë të Kamenicës, fshat ky i njohur për njerëz të mirë, të menqur, intelektualë dhe luftetarë të devotshëm. Ai ishte mik me të gjithë shqiptarët i dashur dhe me plotë humor. Xhevdet Xhafer Maliqi ishte veprimtar i njohur në Zvicër duke dhënë kontribut me aktivitetin e tij të palodhshëm për çështjen kombëtare dhe ishte pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e diasporës shqiptare si në protestat dhe demostratat, gjithashtu edhe për ndihmat e organizuara për Kosovë para, gjatë dhe pas luftës. I ndjeri Baca Xhevdet i takon plejadës të mërgimtarëve të viteve 80-ta, të cilët krahas jetës së vështirë ekonomike, mbi supe bartnin peshën e rënd të robërisë shekullore. Ai kishte marrë rrugën e mërgimit në vitin 1980 duke kontribuar në mirëqenjën e familjës dhe për vendlindjen.
Të gjithë thonë, Ai shkoi nga kjo botë, por nuk ka vdekur. Megjithëse e ndjejnë thellë mungesën e kusheririt Xhevdetit, bashkëshortja Nazmija, djemtë Kastrioti dhe Kushtrimi, janë krenarë që kanë pasur një bashkëshort dhe një baba si Xhevdet Maliqi. E kujtojnë me dhimbje e krenari; Babai Xhafer Maliqi, motra Azeminja, vllëzërit ; Islami, Rrahimi dhe Rrahmoni. Figura dhe vepra e Bacës Xhevdet do të mbetet e pavdekshme. Gjithnjë do të kujtohet me dashuri e respekt të madh! Ai vdiq , më 08 Mars 2017 në moshën 54-vjeçare, duke u ndarë nga ne si një meteor në qiellin e kaltër të dashurisë amtare që lë prapa vazhdën e ndritur. Shpirti i tij u prehtë në paqen e amëshuar… atje në tokën e Busavatës Dardane që aq shumë e deshi dhe jetoj me mallin për të! Lavdi! I përjetshëm qoftë kujtimi për kusheririn Xhevdet Xhafer Maliqi!
Lulzim Maliqi