Vdekja e 2-vjeçares nga zjarri në barakë, Totozani: Shteti të marrë masa për familjet e varfra

17.11.2016 12:20:03

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Babrru, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç humbi jetën nga flakët që përfshinë barakën ku ajo jetonte.

Duke folur për mediat, Totozani kërkoi sërish nga institucionet shtetërore të kthejnë sytë nga familjet e varfra të komunitetit rom dhe të gjejnë zgjidhje emergjente për përmirësimin e jetës së tyre

E mitura rome humbi jetën tragjikisht pasi zjarri përfshiu barakën me dërrasa ku jetonte familja e saj, ndërsa vëllai më i madh, 4 vjeç fatmirësisht ka mundur të shpëtojë.