Ka vdekur të hënën i aksidentuari në trafik, i aksidentuar para disa ditëve.
Në fshatni Drenoc të Deçanit me datë 02.07.2017, raportohet se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili ka hyrë në tejkalim në mënyrë të pasigurt, me ç’rast është aksidentuar me dy veturat tjera.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe të dy viktimat.
Me datën 17.07.2017 i dyshuari nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit trupi pajetë u është liruar familjarëve.









































