Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Bëhet me dije se Berisha ka ndërruar jetë në objektin e MKRS-së. Ajo ishte 51-vjeçare dhe prej vitesh ndodhej në dializë.
Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.
Ajo njashtu ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB.