Video shokuese brenda burgut të ISIS-it, ku janë torturuar gratë dhe janë mbajtur si skllave seksi

02.09.2016 10:27:15

Rebelët sirianë kanë zbuluar një burg, që besohet se është përdorur nga militantët e Shtetit Islamik për të torturuar gratë.

Burgu famëkeq ka 10 dhoma të vogla, të cilat janë përdorur për të burgosur dhe ndëshkuar gratë që nuk i janë bindur urdhrave të terroristëve.

2

Ky zbulim shokues është bërë të mërkurën në qytetin Manbij, që së fundmi është çliruar nga ISIS-i.

Luftëtarët rebelë nga Këshilli Ushtarak i Manbij, kanë deklaruar për “Arab 24” se brenda burgut gjetur pajisje të ndryshme, stimulues seksual, kontraceptivë dhe narkotikë.

3

“Kemi gjetur barna të ndryshme, stimulues seksual, kontraceptivë dhe narkotikë që janë përdorur nga grupi terrorist për të torturuar gratë”, ka deklaruar për Sky News, lideri i grupit Omar Mazerli.

“Ata kanë metoda shumë të çuditshme të torturimit. Kemi pasur probleme të zbulojmë këtë burg pasi ishte mirë i fshehur”, ka shtuar ai.

4

Një video shokuese e publikuar në internet, shfaq momentin ku rebelët sirianë tregojnë njolla gjaku në jastëk dhe batanije, që kishin qenë të shtrira në dyshemenë prej betoni.

5

Në njërën prej dhomave të improvizuara sikur qeli, kanë gjetur një tas plastike që zakonisht përdoret për ushqimin e qenve me të cilin u kishin shërbyer ushqim dhe ujë të burgosurave.